A mund të kemi qeveri PS-PD pas 25 prillit? Monika Kryemadhi i përgjigjet pyetjes shumë të përfolur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur ditën e sotme nëse do të ketë koalicion PS –PD pas 25 prillit.

“Nuk është çështja PS –PD, por problemi i zotit Rama është zgjerimi i LSI-së, ka edhe drejtues të Partisë Socialiste që i janë bashkuar LSI-së.Në katër vitet e fundit pushteti i të majtëve është grabitur.

Sot kush ndjehet i margjinalizuar ka shansin për tu bashkuar dhe për ta pastruar njëherë e përgjithmonë të majtën shqiptare. Sot vlerat e të majtës duhet të bashkohen për të pasur një reciprocitet në tavolinë politike të 25 prillit.”-tha Kryemadhi.