A keni nevojë ende për Sali Berishën në zgjedhjet e 25 Prillit? Basha ia pret shkurt gazetarit me përgjigjen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike kur u pyet në lidhje me pozicionin e ish-kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit dhe në cilin qytet do kandidonte.

Basha u shpreh se përvoja e Berishës është e jashtëzakonshme dhe është në shërbim të PD, demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve.

I pyetur nëse ka nevojë ende për Berishën, Basha u shpreh se “unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Duke folur për deputetët një kuriozitet i madh i votuesve është pozicioni i Zotit Berisha. Ju si trajner i ekipit po them në thonjëza, do të keni nevojë për shërbimet e tij në 25 Prill dhe nëse po në cilin qark?

Lulzim Basha: Unë e kam bërë fare të qartë që është në dorën e Zotit Berisha nëse do të kandidojë dhe të kandidojë ku dëshiron të kandidojë. Zoti Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike, përvoja e tij është e jashtëzakonshme dhe është vënë gjithmonë në shërbim jo thjesht dhe vetëm të Partisë Demokratike por të demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve