A ka rënë dakord me Greqinë për detin? Rama nxjerr hartat në mes të emisionit, befason të gjithë me deklaratën e fortë

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë mbrëmjen e djeshme akuzat se ka rënë dakord me Greqinë për zgjerimin e saj me 12 milje në detin Jon. Rama tregoi në ‘Open’ disa harta duke thënë se Shqipëria në vitin 2008 ka humbur territor, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Bujar Nishani.

“Në vitin 2008 me një marrëveshje të Sali Berishës dhe noter, kapiten, president Bujar Nishani në bazë të ligjit 9861 ka humbur 1200 km katror territor. Kjo sepse Berisha ndryshoi vijën për ujërat e brendshme. Kjo është një një fatkeqësi që këta na shiten si patriotë. Unë kam ardhur këtu të demaskoj këta që kanë ngritur një tymnajë të madhe. Është turp që për të luftuar Edi Ramën fyeni duke quajtur tradhëtar, Esat, dreq, shejtan. Marrëveshjen se kam rrëzuar unë, por Gjykata Kushtetuese. Rezultat 9 me 0”- tha Rama.

Më tej ai theksoi ishte Parlamenti ku me nismën e Gramoz Ruci në vitin 2012 e riktheu atë duke e lënë në fuqi ligjin për ujërat e brendshme.