A janë Greqia dhe Kroacia drejt karantinimit? Qytetarët në panik

Pas lirimit të masave kufizuese, shifrat e rasteve të reja pozitive sa vjen dhe rriten akoma më shumë në Greqi dhe Kroaci. Nga ana shtetasit britanikë po përballen me vështirësi për t’u kthyer në atdheun e tyre nga këto dy vende pasi ato janë në rrezik të futen përsëri në ‘’listën e kuqe’’ të karantinës brenda ditëve, shkruan sot Daily Mail, raporton newsbomb.al

Greqia ka parë një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve të reja duke regjistruar 226 raste te reja në krahasim me javën e kaluar ndërsa Kroacia regjistron 20 raste për 100,000 njerëz brenda një periudhe shtatë ditore.

Me mijëra shtetas britanikë kanë kritikuar mënyrën sesi qeveria britanike ka vendosur rregullat e udhëtimit gjatë pandemisë. Qeverisë britanike i është kërkuar nga shumë britanikë që të zëvendësojnë sistemin ‘’katastrofik’’ 14-ditor të karantinës dhe të bëjnë teste të virusit në aeroporte.

Rreth 500,000 shtetas britanikë duhet të ktheheshin në Britani nga Franca para orës 4:00 të së shtunës për të mos rrezikuar karantinimin më pas, lajm që ishte bërë me dije për ta 30 orë më parë.

Ekspertë të industrisë së udhëtimeve kanë mohuar se Greqia dhe Kroacia do ta rikthejnë karantinën por të dhënat dhe rritja e numrit të rasteve me COVID kanë ‘’goditur’’ turizmin dhe kanë krijuar konfuzion shumë të madh mes turistëve të shumtë.