A iu fal deti Greqisë? Reagon sërish Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me cështjen e kufirit detar me Greqinë. Ai është shprehur se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.

“ Mund të jetë konsipracion për detin… se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Kuptojeni të gjithë, s’ka marrëveshje, nuk është arritur. Negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Grupi negociator kalon edhe përmes Presidentit.

Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencuar, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit”, ka thënë Rama.