A i pranon Rama gabimet gjatë qeverisjes së tij ashtu si Sali Berisha? Ja çfarë tha kreu i shtetit

Në një dalje për mediat, kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me qeverisjen e tij. Vazhdimisht ai u pyet nga gazetarja Belina Budini nëse dhe ai si Sali Berisha do t’i pranojë publikisht gabimet gjatë qeverisjes dhe ai dha shpjegime të shumta rreth kësa cështjeje.

Rama tregoi se nëse do të kishte gabuar gjatë rrugës nuk do të kishte punuar kaq shumë sac po punon cdo ditë për përmirësimin e këtij vendi. Sa i përket ish-rivalit për pushtet, Berishës ai tha se këtë pyetje duhet tja bëjnë pasi dhe ai të ketë arritur moshën e thyer të Saliut.

“Nëse s’do të kisha pasur gabime, nuk do të kisha bërë kaq shumë punë. Do të duhej të mos bëja asnjë punë dhe kështu do të isha në rregull, s’do të bëja asnjë gabim. Duke llogaritur sesa shumë punë kam bërë, jam i bindur që do të kem bërë jo pak gabime me siguri, se shkojnë bashkë. Ai është në një moshë të thellë pensioni. Prisni që unë të arrij atë moshë, nëse do të kem bekimin për ta arritur atë moshë dhe ju garantoj që do të bëjmë një tjetër bashkëbisedim dhe të shohim sesi do të jem, kur të jem në moshën e thellë të pensionit.” -u shpreh Edi Rama.