A është çmimi i Fatos Nanos Presidenca? Rama i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas zhurmës që shkaktoi në radhët e politikës intervista e ish-kryeministrit Fatos Nano. Rama ka zbuluar se ka një marrëdhënie të veçantë me Nano dhe e telefonon sa herë ka nevojë për këshillat e tija.

“E dyta Elia, u nise nga një prezumim që të gjithë politikanët e kanë një çmim? E di çmimin tim? Normalisht i bie që të jem edhe unë pjesë e këtij eksperimenti që të ka dalë ty konkluzioni se të gjithë e kanë një çmim. Unë nuk kam një çmim dhe ta them me bindje që politikanët nuk janë të gjithë njësoj. Siç nuk janë pemët, kafshët e peshqit. Unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur. E di pse? Sepse nuk ka asnjë interferencë nga loja e shahut politik. Mes aktorëve. Ai është çuar me vullnetin e tij nga loja e shahut dhe ka zgjedhur të dorëhiqet pas një fushate elektorale. Fatos Nano për mua është një pikë referimi,. Ai është një aset, është fat dhe kënaqësi ë në këtë detyrë të kesh mundësi të komunikosh me ata që e kanë pasur këtë detyrë më parë.. Vetëm ata që kanë qenë këtu e dinë se ç’është vetmia e majës. Të gjithë ata që nuk e kanë provuar e dinë se në majë mbretërohet. Në Majë je vetëm dhe era të fryn nga të katërta anët dhe kur do të marrësh vendimet kyçe dhe të gjithë ata që i ke nëkrah çdo ditë stepen dhe në fund je vetëm ti që duhet të marrësh vendime”, u shpreh Rama.