A e prek trurin virusi i COVID ? Mjeku shqiptar tregon çfarë thotë studimi

Mjeku, Kita Sallabanda u shpreh se nga studimi që kanë bërë në Spanjë ka rezultuar se truri i njeriut nuk preket nga COVID-i. Personat që e kalojnë, tha ai, kalojnë në depresion, por shtoi se nuk kemi parë dëmtime organike të trurit. Sallabanda theksoi se edhe në Shqipëri ka nisur analiza e autopsive të të sëmurëve që kaluan COVID-in për pasojat që la sëmundja.

“Kemi filluar studimet për pasojat me autopsitë e të sëmurëve me COVID. Dje isha në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe kolegët në Shqipëri, kanë filluar të bëjnë autopsinë e të sëmurëve, më treguan një zemër dhe një mushkëri, kanë hyrë në rrugën e drejtë të analizës se cfarë po ndodh. Ishte shumë interesante. Ne në Spanjë kemi një studim mbi 90 të sëmurë për të parë se cfarë ndodh në tru. Nuk kemi parë dëmtime organike të trurit, por nervave periferikë, kemi parë dëmtim nervit, që të sëmurët të mos kenë nuhatjen dhe cefale kronike, por jo dëmtime organike të trupit.

Kemi parë depresionin, ata që e kaluan COVID-in kanë kaluar në depresion, por nuk është dëmtim organik i trurit. Por nuk është dëmtim organik. Pamë trompoz, por nuk pamë dëmtime të trurit. Nuk e kemi mbaruar studimin. Ka shumë publikime por konkluzione te sakta nuk kemi. Nuk kemi arritur akoma në fazën e analizës, konkluzionet mund të dalin nga muaji tetor” tha ai.