A do të mbyllet sërish vendi në karantinë? Rama zbulon çfarë do ndodhë

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë në lidhje me situatën e COVID-19 në vend, ndërsa ka sqaruar nëse do të ketë një karantinë të dytë për vendin.

Gjatë një konferencë për shtyp, bashkë me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ai është shprehur se duhet të zbatohen në mënyrë strikte rregullat, sepse një mbyllje e dytë do të ishte shumë e rëndë për vendin.

Ndërkohë që shumë shtete të tjera janë duke u futur në karantinë të plotë apo lokale sipas kryeministrit, shqiptarët duhet të marrin në konsideratë vështirësitë që sjell një situatë si kjo e pandemisë duke rritur ndërgjegjësimin.

Rama tha se u përballua me sukses goditja e parë e pandemisë, ndërsa tani mbetet për tu menaxhuar situata, por siç është shprehur edhe më herët, nuk pritet një mbyllje e dytë.