A do të jetë Sali Berisha në listën e PD për deputet me 25 Prill? Ja si përgjigjet krahu i djathtë i Bashës

Në emisionin A-Show, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se ka PD ka arritur marrëveshjen me Fatmir Mediun dhe të gjitha partitë opozitare. Ndërkohë që në listat e Partisë Demokratike më 25 prill do kandidojë edhe ish-kryeministri Berisha.

“Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie problematike me asnjë prej partive aleate, kemi arritur marrëveshje me Fatmir Mediun dhe me të gjitha partitë opozitare.

Sali Berisha do jetë në listat e Partisë Demokratike më 25 prill. Halim Kosova është figurë me integritet moral dhe profesional, që nuk është i përfolur për korrupsion.Kemi kryer një sondazh të brendshëm për drejtuesin politik të Qarkut të Gjirokastrës. Sfida jonë më e madhe është ajo që vjen pas 25 prillit, kemi marrë angazhim për të sjellë ndryshim në Shqipëri dhe do e bëjmë realitet.Nuk jemi vonë me listat e kandidatëve, jemi brenda afateve që parashikon ligji”, tha Bardhi.