A do ta falje tradhëtinë? Armina Mevlani e thotë hapur sesi do vepronte me Shkëlzenin

Blogerja e njohur Armina Mevlani i ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj duke i kërkuar që t’i bëjnë disa pyetje, të cilave u është përgjigjur. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do ta falte tradhëtinë, ndërsa Armina i ka dhënë përgjigjen e saj.

Krahas pyetjes ajo shkruan se do të zgjidhte që të ulej dhe të fliste me partnerin e saj për të kuptuar arsyen e tradhëtisë, dhe nëse shpjegimi i tij nuk do ta bindte, atëherë ajo do ta falte.

Postimi i Armina Mevlanit:
Pyetja: Do e falje tradhëtinë dhe a mendon se ka dashuri pas tradhëtisë?Armina Mevlani: Mendoj jeta dhe njeriu është shumë kompleks, tradhëtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar “përsenë” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur.