A do shkojë opozita në zgjedhje me listë të përbashkët? Kryemadhi përgjigjet hapur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet në emisionin Kjo Javë për mënyrën se si opozita do të shkojë në zgjedhje, ajo theksoi se kjo do përcaktohet më vonë, por siguroi se simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit, gjë që nënkupton se partia e saj do të udhëheqë një koalicion. Kështu Kryemadhi ka lënë të nënkuptohet se dy partitë më të mëdha opozita mund të garojnë në lista të veçanta. Po ashtu ajo tha se me Kodin e Ri Zgjedhor opozita merr 100 mandate, 14 më shumë se çdo merrte me ligjin vjetër.

”Ne sot janë algoritme matematikore dhe sjellje politike. Me ligjin e vjetër opozita ka 86 mandate, po të kalkulohen 100 mandate. Sepse deputetit me ligjin e vjetër i duhen 13 mijë vota, me të riun 10 mijë vota. Do të kalkulohen dhe kemi 100 mandate me ligjin e ri. Për çështjen e koalicioneve do të flasim më vonë, kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor të hyjnë në fuqi. Ndërsa një gjë është e sigurt, simboli i LSI nuk largohet dhe nuk ikën nga fleta e votimit”- tha Kryemadhi.