A do rikthehet Ilir Meta në LSI? Rama jep përgjigjen e prerë

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i pyetur për një rikthim të mundshëm të presidentit Ilir Meta në LSI, u shpreh se ai është presidenti i republikës dhe nuk mund të flasim me sikur.

“Jo! Ilir Meta është presidenti i republikës dhe nuk mund të flasim me sikur. Në politikë nuk behën analizat me sikur, dhe natyrisht raportin i tij me LSI është ai që të gjithë e njohin, sepse LSI është forcë politike e themeluar prej tij, por që prej kohës kur është zgjedhur president jemi secili në tagrin e vet, ne si aktor politik, dhe ai në përgjegjësinë e kryetarit të shtetit”, tha Rama për Euro News.