A do ketë sërish mbyllje? Zv.ministrja zbulon kur do të merret vendimi

Zv.ministrja Eugena Tomini e pyetur nëse do të ketë mbyllje tjetër është përgjigjur se brenda dy javësh Komiteti i Ekspertëve do të dalë më nje vendim të bazuar në tre indikatorët që janë hospitalizmi, fatalitetet dhe raste e reja.

“Janë 3 indikatorë dhe që ne jemi mbështetur, nëse kemi kapacitet për shërbim spitalor, dalëngadalë janë masat që duhet të merren. Duke gjykuar situatën në dinamikë rastet e hospitalizuar, rastet e reja dhe fatalitetet, brenda 14 ditëve do të merret një vendim tjetër dhe do të gjykohet mbi rekomandimet bazë. Spitalet Covid po mbështesin situatën sa i përket shërbimit spitalor. Por deri në ato momente përgjigjja është në nivel të lartë”.-tha Tomini.