A do ketë një karantinë të dytë? Ministrja jep përgjigjen e prerë

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaron se nëse vendit do t’i duhet të përballet me një karantinë të dytë për shkak të pandemisë Covid-19, do ta zhyste ekonominë në një trajektore negative për disa vite.

Denaj thotë se në rast emergjence do të shkurtohen shpenzimet.

“Do ishte e pamundur për t’ja dalë për disa vite nëse do të kishim një mbyllje të dytë të ekonomisë. Besoj që vaksina është një element për ekonomitë por edhe për qytetarët. Mbyllja e plotë për ekonominë e vendit do të ishte jo e mirëpritur dhe negativizmi do të ndikonte në disa vite dhe jo vetëm në një vit.

Nëse kjo ndodh ne do të stopojmë disa nga projektet do të ngrijmë disa nga shpenzimet edhe ato koncesionare do ulen pagesat e tyre dhe do të shtyhen në kohë”, u shpreh Denaj për Report Tv.