A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS? Ministri Pandeli Majko befason me përgjigjen

Ministri Pandeli Majko gjatë një interviste që ka dhënë dje në mbrëmje, është pyetur dhe për pasardhësin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.

“A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS?”, – ishte pyetja që iu bë Majkos në emisionin RepolitiX, ndërsa ai as nuk e pohoi por as nuk e mohoi.

“E lëmë këtë lloj diskutimi, i takon kohës dhe PS-së”, – tha Majko.

Më tej, ministri foli dhe për mandatin e tretë të PS, për të cilin u shpreh i bindur se socialistët do ta marrin sepse sipas tij opozita nuk është gati.

“Në momentin që është ndërruar një qeveri pas 2 mandateve, opozita ka qenë gati. Kurse aktualisht, ta krahasoj opozitën e tanishme me atë të PS-së në 2013 dhe të PD-së në 2005, është ndryshe, për keq. Kjo është një arsye pse besojmë te fitorja, por jo themelorja”, – shtoi Pandeli Majko.