“A do e shkarkoni Bushatin?”, Rama zbulon se çfarë do të ndodhë me deputetin

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë pas nisjes së hetimeve nga SPAK për deputetin socialist Ervin Bushati në lidhje me akuzat e PD.

I pyetur në konferencë me gazetarët nëse do ta shkarkojë Bushatin, Rama tha se PS nuk bëhet mburojë e askujt.

“Vdeksha unë për Syrin, që qan hallin për Partinë Socialiste. Ne kemi një ndryshim të madh nga partia e syrit e çdo parti tjetër, që ka vetëm hallin e syrit dhe faqes. PS-ja nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë mburojë e askujt. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. Kjo dihet për këdo që futet në PS. Për çdo kapërcim mes vijës ndarëve për qëllim të përbashkët, secili përgjigjet vetë. Përsa i përket veshjej apo zhveshjes, kjo është një çështje që nuk i takon syrit, por familjes tonë politike. Na takon ne dhe e dimë ne se kur e bëjmë. Mos na qani hallin, sepse ju kemi si hithër për syrin e keq”, tha Rama.