A do bëjë koalicion me LSI-në nëse PS nuk i fiton zgjedhjet? Deputeti socialist tregon vendimin e partisë së tij

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni e ka përjashtuar çdo mundësi që PS të bëjë koalicon me LSI-në. Hyseni tha se PS do të ka aleancë me shqiptarët dhe do të qeverisë e vetme.

“Nuk ka asnjë shans që të bëjmë koalicion me LSI-në. Ne e kemi aleancën me shqiptarë dhe do të marrim 74 deri në 76 deputetë. Po harroni se jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi partia më e madhe në vend”- tha Hyseni.