Shkencëtarët i japin goditjen e fortë OBSH, paralajmërojnë për rrezikun që vjen nga vaksina jo efektive kundër Covid-19, profesori i njohur i Oksfordit tregon prapaskenat

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se hedhja në treg e një vaksine jo efektive ndaj Covid-19, mund të jetë shumë herë më e dëmshme se sa mungesa e një vaksine.

Ata i kanë bërë thirrje OBSH-së që të jetë më e kujdesshme me aprovimet që jep për krijimin e vaksinave:

“Përdorimi i një vaksine që do të ketë efekt të dobët, mund të përkeqësojë pandeminë e Covid-19, pasi autoritetet apo qytetarët besojnë se janë imunë ndaj sëmundjes”.

Kështu deklaroi Richard Peto, Profesor në Universitetin e Oksfordit, i cili tha gjithashtu se nxitimi për të hedhur në treg një vaksinë jo shumë të sigurt, mund të bëhet shkak që edhe në të ardhmen vaksina të tjera të jenë më pak efikase dhe të sigurta.

Sipas Richard Peto, nëse miratohet një vaksinë me efikasitet të ulët, atëherë do të vendoset një standard i ulët edhe për vaksinat e tjera që do të dalin në treg.

Në fakt, kjo do ta bëjë edhe më të vështirë vlerësimin e vaksinave të tjera. Ne na duhet një vaksinë që funksionon. Kemi nevojë për prova të forta që vaksina të jetë efikase”, tha Profesori në Universitetin e Oksfordit për ‘The Guardian’.

Sipas ekpertëve, një vaksinë duhet të jetë të paktën 50% e efektive për t’u aprovuar nga OBSH.