597 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat ‘më të nxehta’

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.