500 milionë lekë në shtëpinë e mjekut, reagon ashpër Aida Shtino: “Ju më sulmuat, më detyruat të bëj diçka që nuk desha”

Ditën e kaluar pasi u gjetën 500 milionë lekë në shtëpinë e mjekut të njohur Edvin Prifti, i cili më pas ka marrë akuza të rënda nga SPAK, reagon gazetarja Aida Shtino.

Përmes një postimi në platformat online ajo shkruan se më parë ka patur një përballje të ashpër me këtë mjek nga e cila askush nuk i dha të drejtë. Pas përballjes me Edvin Priftin, moderatorja e gazetarja e mirënjohur është përballur me komente të shumta negative, ofenduese dhe kërcënuese.

Në këtë rrëfim të sajin ajo tregon se është detyruar që shumë njerëzve tu bëjë bllok në Facebook për shkak të negativitetit që ka marrë. Ja çfarë shkruan ajo më tej.

“Atehere mu kundervune shume veta, duke me sulmuar se pse ju flisja mjekeve ne ate menyre, ndersa sot pikerisht ai doktor qe beri tere ate shkrim eshte pezulluar per ryshfet…nuk e di sa e vertete eshte kjo, sepse derisa te nxjerri vendim gjykata prezumohet te jete i pafajshem , por dijeni te gjithe ju qe me detyruat tiu bej bllok ne fb tim dhe qe me sulmuat , vjen nje dite dhe e verteta del ne shesh dhe gjithcka zbulohet , ashtu si drita e diellit zbulon erresiren e ndersa une ju them juve qe flisni pa menduar, here tjeter vendosni mendjen ne levizje dhe “mos tiu flasi goja para mendjes ” themi ne ne Gjirokaster…” -thotë ajo ndër të tjera.