5 orë në Komisariat! Ish-deputeti Ndocaj zbulon politikanin e njohur që qëndron pas urdhrit për ta shoqëruar në polici

Ish- deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza ndaj uniformave blu pasi e liruan nga komisariati, duke thënë se e kanë trajtuar si të ishte krimineli më i madh i vendit.

“Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë, t’i binte në sy Ramës. Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë.

Unë e quaj veten ish- deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim, se Fishta nuk është i Ramës dhe as i Pjerin Ndreut. Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore, kisha dhe mikun tim Italian”, tha Ndocaj për Report Tv.