“5 mijë vende të reja pune dhe paga shumë të larta”, Edi Rama jep lajmin fantastik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Financave, Anila Denaj ka shkuar sot në Bathore për të vizituar nga afër një fabrikë të re në industrinë e automobilave që pritet të hapet së shpejti.

“Bathore, Tiranë – Një tjetër fabrikë e re për industrinë e automobilëve hap së shpejti dyert e saj falë investimit të kompanisë japoneze Sumitomo, një prej gjigandëve aziatikë të kësaj industrie.

Jo vetëm vende të reja pune (afro 2000 të tilla deri në fund të vitit 2021 dhe deri ne 5000 në vijim) dhe paga me perspektivë rritjeje të lartë, por edhe një konfirmim i rëndësishëm i potencialit të Shqipërisë, si një vend i duhur për zgjerimin e investimeve në këtë industri me rëndësi të madhe në çdo aspekt”, shkruan Rama.

Kryeministri bashkë me administratorin e kompanisë dhe ministren Denaj janë duke parë nga afër punë dhe ambientet.

“Paguani taksa më pak se në Japoni, më pak se në Itali dhe në vendet e tjera (I drejtohet administratorit). Ai ka punuar shumë sepse shqiptarët duan që gjërat të bëhen shumë shpejt. Duan të shohin Japoninë (Flet për ambasadorin e Japonisë në Tiranë)”, u shpreh Rama.

VIDEO: