4 humbje jete në 24 orë, Ministria jep detaje zyrtare: Ja sa është numri i rasteve të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 4 persona të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orë. Sipas ministrisë kanë vd ekur një 67 vjecare nga Tirana e nje 82 vjecar nga Vlora te Infektivi. Dy të tjerët një 75 vjecare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjecar nga Tirana kanë vd ekur te Covid 2, Shefqet Ndroqi.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, – tha ministria.

Ndërkohë është rritur ndjeshëm edhe numri i personave të prekur, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 119 persona.