2 pacientë me Covid ndërrojnë jetë te Infektivi, një prej viktimave vajzë e re

2 pacientë me Covid kanë ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin Infektiv. Një prej viktimave që ka ndërruar jetë paraditen e sotme është një vajzë e re me sindromën down. Lajmin e bën me dije gazetari Erjon Skëndaj, i cili shtoi se gjendja në spitalin Covid 2 është më e lehtë.

“Në spitalin Covid 1 sot kanë ndërruar 2 pacientë. Ka humbur jetën një vazje e re me sindromën down paraditen e sotme.

Te Covid 2 gjendja është më e lehtësuar. Ndërkaq ka patur disa dalje në të dyja spitalet. E gjithë barra e rasteve të rënda do bjere në infektiv”, tha ai.