19-vjeçarja shqiptare zhdúket në Greqi, të vëllait i vjen mesazhi i mistershëm

Historia e Artemis Vasilit i ka habitur të gjithë. Mirëpo edhe pse ka kaluar tashmë një muaj nga dita kur ajo u shpall e humbur në shtetin grek, 19 vjeçarja shqiptare vijon të jetë e humbur dhe larg familjes. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga Artemis Vasili, por mediat lokale kanë nxjerr disa detaje që e kanë rritur edhe më shumë misterin e humbjes së 19 vjeçares si dhe shqetësimin e familjes. Vëllait të Artemis Vasilit i ka ardhur një mesazh i mistershëm.

Sakaq autoritetet greke po vijojnë me hetimet, dhe teksa kanë kontrolluar rrjetet sociale të 19 vjeçares kanë zbuluar se ato janë përdorur nga një person i panjohur në datat 8 dhe 9 nëntor. Detajet i ka bërë me dije avokati i familjes Anastasios Dougas, i cili tha se policia ka nisur hetimet por nuk dha më shumë detaje, pasi nuk lejohet që të dalë informacioni.

Ngjarja në fjalë ka pasur shumë dinamika dhe sjellim në vëmendje faktin se mesditën e 1 nëntorit, familja mori një telefonatë anonime ku u komunikohej se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki. Policia po vijon me hetimet, dhe deri më tani dyshimet e policisë janë tek ish i dashuri i Artemisit një 24 vjeçar.